Botë

Vriten dy zjarrfikës në SHBA, i dyshuari ndezi qëllimshëm një zjarr për t'i zënë në pritë

Vrasja e zjarrfikësve në Idaho

Foto: Associated Press

Dy zjarrfikës u vranë në Idaho, në veriperëndim të SHBA-së, ndërsa po i përgjigjeshin një thirrjeje për një zjarr në shkurre, transmeton “BBC”. 

Një tjetër zjarrfikës u plagos kur i dyshuari hapi zjarr me një automatik pranë qytetit Couer d’Alene, siç ka njoftuar Zyra e Sherifit të Qarkut Kootenai. 

Oficerët e njësitit special Swat më vonë gjetën “një burrë pa shenja jete” afër vendit ku ndodhi sulmi në malin Canfield dhe hoqën urdhrin që dhanë që banorët të strehohen. 

Por, banorët u paralajmëruan gjithashtu se një zjarr aktiv po vazhdonte ende në mal. 

I dyshuari besohet se qëllimëm ndezi zjarrin, si mënyrë për t'i zënë në pritë reaguesit e parë, ka thënë sherifi Robert Norris. 

Sipas policisë, pranë trupit të pajetë u gjet një armë zjarri pas disa orëve të shtëna me forcat e rendit. 

Policia është ende duke pritur identifikimin zyrtar të të dyshuarit dhe thotë se nuk dihet asgjë për të kaluarën e tij. Ata nuk kanë konfirmuar se si vdiq ai apo çfarë arme zjarri u zbulua. 

Po ashtu nuk janë identifikuar as zjarrfikësit që u vranë në vendin e ngjarjes. 

Sipas hetimit fillestar dyshohet se në sulm ishte i përfshirë vetëm një person, pasi fillimisht ishte menduar për katër. 

Norris i tha se sulmuesi ka mundur të fshehë armë në vende të ndryshme. 

“Ishte një pritë totale. Këta zjarrfikës nuk patën asnjë mundësi”, tha sherifi. 

Sulmi ndodhi rreth 6.5 kilometra në veri të qendrës së Coeur d’Alee.  Zjarri ka përfshirë mbi 8 hektarë mal, pasi fillimisht është raportuar për të.