Dy civilë raportohet se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të forcave të sigurisë të Indisë dhe Pakistanit, përgjatë vijës administrative në rajonin e kontestuar të Kashmirit.
Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve.
Administratori civil në anën indiane ka thënë se dy civilë indianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, transmeton Rel.
Ai ka shtuar se rreth 1,500 civilë, në dhjetëra fshatra janë të bllokuar nëpër shtëpinë e tyre, teksa shkëmbimi i zjarrit po vazhdon.
Ushtria pakistaneze ka thënë se tre civilë pakistanezë janë plagosur.
Të dy shtetet kanë pretendime mbi rajonin e Kashmirit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan
-
Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë
-
Rritet numri i viktimave në luftën që Trumpi e kishte ndalur në korrik
-
Katër të vrarë në Kamboxhia nga sulmet e Tajlandës
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani