Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 4 ushtarë të Indisë në ballafaqim me militantët

Katër ushtarë janë vrarë në Kashmirin e kontrolluar nga India, gjatë ballafaqimit me armë me disa militantë.

Përleshja e armatosur ndodhi në rajonin Pulwana, ku më shumë se 40 ushtarë indianë u vranë, si pasojë e një sulmi vetëvrarës të enjten e shkuar, transmeton KTV.

Një civil gjithashtu mbeti i vdekur nga të shtënat derisa autoritetet në Indi kanë filluar një operacion të gjerë.

Ndërkohë, Pakistani e ka ftuar ambasadorin e vet nga New Delhi për konsultime mes eskalimit të tensioneve. India e akuzon Pakistanin për sulmet.