Ushtria izraelite ka thënë i janë vrarë 21 ushtarë në Gaza së fundmi, duke e konsideruar si dita më fatkeqe për forcat izraelite qëkur nisur operacioni i tyre tokësor.
BBC-ja ka raportuar të martën se ushtarët u vranë nga një granatë afër kibucit të Kissufit në anën izraelite të kufirit.
Autoritetet e Izraelit thanë se po hetohen detajet e rastit, ndërsa kanë theksuar se të vrarët ishin rezervistë të përfshirë në një operacion për t’i lejuar banorët e Izraelit jugor të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka shkruar në rrjetin social X se “ishte një mëngjes jashtëzakonisht i vështirë”.
“Në emër të kombit, ngushëlloj familjet dhe lutem për shërimin e të plagosurve”, ka thënë ai.
Izraeli kishte nisur luftën me qellim të shkatërrimit të grupeve të Hamasit, pasi ky i fundit vrau civilë në një festival më 7 tetor.
Ndërsa, nga fushata ushtarake e ushtrisë izraelite janë vrarë rreth 25.200 persona, kryesisht gra e fëmijë.