Vret motrën binjake, pasi ishte dashuruar me të dashurin e saj.
Amanda Ramirez, 27 vjeçe nga New Jersey, pranoi se ka vrarë me thikë motrën e saj – Annën, për motive xhelozie.
Dy motrat ishin zënë egërsisht me njëra tjetrën, pikërisht për djalin në fjalë, deri kur Amanda mori thikën dhe goditi për vdekje motrën binjake.
Pak para krimit të kësaj të diele, motra vrasëse kishte postuar në Facebook një foto me të motrën, ku shkruante “E njeh atmosferën”.
Fqinjët kur dëgjuan ulërimat, dhanë alarmin ku në shtëpinë e tyre gjetën trupin e pajetë të Annës mes një pellgu gjaku.
Rezultoi se Amanda ishte dashuruar me të dashurin e Annës dhe nuk e pranonte lidhjen mes tyre.
Po ashtu hetimet zbuluan se djali në fjalë nuk kishte gisht në vrasje dhe po bashkëpunon me policinë për rindërtimin e ngjarjes. Fillimisht Amanda mohoi akuzat, por gjatë marrjes në pyetje u dorëzua./noa.al