Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasje e dyfishtë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Shkup.

Në afërsi të një objekti hotelier në Shkup, sipas Ministrisë, disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të J.K dhe E.I., të cilët kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa është plagosur A.T. "Alsat" ka njoftuar për viktimat se janë shqiptarë dhe ka publikuar emrat e tyre. 

Rasti ka ndodhur në Çarshi të Shkupit.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së