Ministria e Brendshme franceze është duke zhvilluar disa operacione për hulumtimin e vrasjes së mësuesit nga një person i cilësuar si terrorist, shkruan Reuters.
Gjatë së premtes, mësuesit francez të historisë i është prerë koka diku në periferi të Parisit, ndërsa një ndër arsyet e ardhjes deri tek ky krim është prezantimi i disa karikaturave të profetit Muhamed.
Që nga dita e diel, një pjesë e madhe e qytetarëve francezë kanë dalë në rrugët në Parisit në mbështetje dhe solidarizim për mësuesin e vrarë.
Personi i dyshuar është vrarë nga policia disa momente pas kryerjes së krimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Njerëzit në Francë dalin në mbështetje të mësuesit të vrarë në Paris
-
Macroni e quan “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit në Paris
-
Mësuesja theret me thikë nga nxënësi në Francë
-
Kërcënohet me jetë drejtori i shkollës në Paris pasi i kërkoi nxënëses ta hiqte shaminë
-
Gjashtë adoleshentë dënohen lidhur me rastin e mësuesit që iu pre koka në Francë