Një hetim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka gjetur se një tank i Izraelit që vrau një gazetar të Reutersit dhe plagosi gjashtë të tjerë në Liban ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Hetimi i Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban gjeti se nuk pati shkëmbime zjarri në kufi mes Izraelit dhe Libanit për më shumë se 40 minuta para se nga tanku të hapej zjarr dhe të vritej gazetari Issam Abdallah, raportoi Guardian.
“Gjuajtja mbi civilë, në këtë rast gazetarë që identifikoheshin dukshëm, përbën shkelje të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit dhe të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në raport.
Aty është theksuar edhe se nuk dihet arsyeja pse filluan gjuajtjet mbi gazetarët.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se Hezbollahu i kishte sulmuar dhe se ishin përgjigjur me sulm.
Në raport thuhet se nga tanku u hap zjarr ndaj shtatë gazetarëve nga AFP, Al Jazeera dhe Reutersi.
-
Gazetari i Reutersit vritet nga bombardimi në Liban
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi
-
Sulmi ajror izraelit në Liban lë të vrarë tre gazetarë që po raportonin për luftën
-
Të paktën 31 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban pas sulmit të Hezbollahut