Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasësja serike japoneze humb apelin ndaj dënimit me vdekje

Një vrasëse serike e dënuar në Japoni, e njohur me nofkën “Vejusha e Zezë”, ka humbur apelin për të evituar ekzekutimin.

Chisako Kakehi 74-vjeçare, është akuzuar për vrasjen e tre partnerëve të saj, përfshirë edhe bashkëshortin, dhe tentoi të vriste edhe një burrë të katërt.

Kakehi fitoi miliona në trashëgimi dhe nga pagesat e sigurimit pasi kishte helmuar viktimat me cianid.

Avokatët e saj apeluan ndaj aktgjykimit të vitit 2017, duke thënë se ajo vuan nga demenca dhe nuk i kupton procedurat ligjore.

Por, Gjykata Supreme e Japonisë ka refuzuar apelin, duke hapur rrugën që të finalizohet dënimi i saj me vdekje.

Edhe Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj Botë Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj

Kakehi është bërë e njohur në mediumet japoneze si “Vejusha e Zezë”.

Seanca gjyqësore e vitit 2017, që zgjati më tepër se katër muaj, tregoi se si ajo i ishte bashkuar shërbimeve për të gjetur partner dhe kishte kërkuar specifikisht të takohet me burra të pasur dhe pa fëmijë.

Ajo u shpall fajtore se vrau dy të dashur dhe bashkëshortin, të gjithë të moshës mes 70 dhe 80 vjet, nga viti 2007 deri më 2013.

Bashkëshorti i saj, Isao kakehi 75-vjeçar, vdiq një muaj pasi ata u martuan në vitin 2013.

Kakehi fitoi rreth 8.8 milionë dollarë pas vdekjeve, ndonëse shumicën e humbi në bursa dhe ajo u fut në borxhe.

Edhe Japonia ekzekuton “vrasësin e Twitterit” Botë Japonia ekzekuton “vrasësin e Twitterit”

Ajo po ashtu u shpall fajtore për tentim të vrasjes dhe plaçkitjes së një burri tjetër, që thuhet se vdiq nga kanceri.

Kakehi kishte edhe tre bashkëshortë tjerë të cilët po ashtu vdiqën, por ajo nuk është akuzuar në lidhje me vdekjet e tyre.