Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka përsëritur ndihmën e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Ukrainës duke thënë se “nuk ka dyshim se këta janë njerëz të guximshëm të cilët i mbrojnë vlerat tona dhe me të cilat përkasin në familjen evropiane”.
Von Der Leyen ka thënë se blloku mund të sigurojë refugjatët ukrainas për mbrojtje, vendqëndrim, vende pune duke shtuar se “jo vetëm një akt dhembshurie në kohë lufte, por kjo është edhe detyra jon si evropianë”.
Të paktën një milion refugjatë kanë braktisur Ukrainën në javën kur filloi pushtimi.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis, Von Der Leyen njoftoi krijimin e një "qendër të mbrojtjes civile për Ukrainën" me bazë në Rumani për të ndihmuar me nevojat humanitare.
Ajo gjithashtu iu drejtua radhëve të gjata të njerëzve në kufirin polak duke thënë se ata “kanë nxjerrë udhëzime për menaxhimin e kufirit. Kjo është për të thjeshtuar formalitetet në kufi dhe për t'u mundësuar njerëzve që të marrin një strehë më shpejt.”
Von der Leyen tha se "ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t'u përballur me pasojat e kësaj lufte" dhe "do të shpërndajmë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare dhe sigurisht që do të vijnë më shumë. Ndërsa ne duhet të përgatitemi për pasojat shkatërruese të kësaj lufte mizore.”