Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë vullnet politik për krijimin e ushtrisë së vet.
Në një fjalim, Von der Leyen ka thënë se BE-ja duhet të marrë leksione nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani. Ajo ka shtuar se BE-ja duhet të nxjerrë mësime nga kaosi i shkaktuar në ditët e fundit të tërheqjes amerikane nga Afganistani dhe se duhet të kërkojë pajtim politik për krijimin e forcës ushtarake që do të angazhohej në krizat e mundshme gjatë së ardhmes.
Në fjalimin vjetor para euro-deputetëve, ish-ministrja gjermane e mbrojtjes ka theksuar gjithashtu se tërheqja amerikane dhe rrëzimi i presidentit afgan, Ashraf Ghani, ka ngritur shumë pikëpyetje shqetësuese në lidhje me angazhimin e ushtrive të huaja. Ka tërhequr vërejtjen se është një problem më fondamental në kryeqytetet evropiane: ai që nëse BE-ja nuk do të jetë e përgatitur për përdorimin e ushtrisë, për çfarë do të vlente ajo.
Leyen ka theksuar, gjithashtu, se formimi i një ushtrie evropiane nuk është bërë në mungesë të kapaciteteve, por në mungesë të vullnetit politik.