Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se janë duke e rritur mbështetjen për Ukrainën.
Ajo në një adresim për media ka thënë se për herë të parë, Bashkimi Evropian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar.
“Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit. Ne po e mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë dhe kjo do të ndodhë për secilin aeroplan nga Rusia. Ne gjithashtu do t’i ndalojmë edhe mediat ruse në hapësirat e Bashkimit Evropian. Ne jemi duke ndaluar lajmet dhe dezinformatat nga Rusia”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se do ta godasin edhe regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Lukashenkos.
Artikuj të ngjashëm
-
Bëhet pagesa e parë për Ukrainën në kuadër të kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së
-
BE-ja ndan 2 miliardë euro për sistemin mbrojtës kundër dronëve
-
Von der Leyen kërkon nga vendet e BE-së të blejnë armë nga prodhuesit evropianë
-
BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë
-
Von der Leyen sot në Ukrainë për të diskutuar për ndihmën milionëshe për energjinë