Vodafone do të ofrojë shërbime pa pagesë për 200,000 refugjatë ukrainas të cilët mbërrijnë në Britani të Madhe.
Operatori i telefonisë mobile ka kërkuar nga organizatat bamirëse që të ndihmojnë ukrainasit që janë duke ikur nga pushtimi rus.
Oferta e Vodafones vjen në formën e kartelës sim dhe përfshin 20GB internet për çdo muaj, për gjashtë muaj me radhë, e po ashtu thirrje ndërkombëtare dhe mesazhe pa pagesë.
Kompania ka bërë të ditur po ashtu se do të dhurojë në formë donacioni telefonë, tabletë dhe llaptopë për refugjatët.
“Kjo është një situatë e tmerrshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”, ka thënë shefi ekzekutiv i Vodafone, Ahmed Essam.
Artikuj të ngjashëm