VMRO DPMNE ka vazhduar me qëndrimin e saj kundra platformës së partive shqiptare dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, duke vlerësuar se qytetarët janë shprehur se platforma e Tiranës, mbi të cilën LSD-ja dëshiron të formojë qeveri, nuk do të mund të realizohet.
Nga partia e Nikolla Gruevskit kanë potencuar se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk do të mund të vijë në pushtet dhe se Maqedonia nuk do të shndërrohet në shtet binacional.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, populli do të jetë ai i cili do të ndalojë zbatimin e platformës së Tiranës, politikave antimaqedonase dhe ardhjen e Zaev në pushtet përmes Edi Ramës, Ditmir Bushatit dhe Hashim Thaçit, të cilët sipas VMRO-së kontestojnë identitetin maqedonas.
“Qytetarët qartë janë shprehur se platforma e Tiranës, mbi të cilën LSD-ja dëshiron të formojë qeveri, nuk do të mund të realizohet. Populli është kundër ridefinimit dhe ndarjes së Maqedonisë. Populli do ta ndalojë dygjuhësinë, ndryshimin e himnit, flamurit dhe emrit. Populli do ta ndalojë ndryshimin e karakterit multietnik të Maqedonisë dhe shndërrimin e saj në shtet binacional me tendenca federalizmi dhe kantonizimi”, ka theksuar Kërste Jovanovski, nga VMRO-DPMNE, transmeton Alsat-M.