VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta për sot në ora 18:00. protesta do të mbahet para Ministrisë së Drejtësisë.
Partia e Gruevskit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, aktivistëve të tyre, simpatizantëve dhe mbështetësve që të dalin dhe të shprehin “ mbështetje ndaj patriotëve dhe revoltën kundrejt ndjekjes nga Qeveria” me bllokim të udhëkryqeve, raporton Alsat-m.
Sot do të bllokohen këto udhëkryqe nga ora 15 deri në ora 17: tek Mavrovasja, Porta Vllae, dhe tek Rampa në lagjen Kisella Vodë.
Artikuj të ngjashëm