Për shkak të protestës së paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja, disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime në trafikun e automjeteve.
Protestat e paralajmërura do të mbahen sot, nesër, dhe të enjten, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 ku edhe do të ketë bllokada në disa rrugë, raporton Alsat.
Do të bllokohet udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov”(afër Q.T. Mavrovasja), udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi”( Ndërtesa Nova Makedonija) dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 Tetori” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”(Spitali i Qytetit).
VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të mbajë protesta derisa Qeveria ta vendos në shqyrtim publik “udhërrëfyesin” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski thotë se ka informata që udhërrëfyesi i cili mbahet sekret nga Qeveria, vendos në negociata identitetin dhe gjuhën maqedonase.
-
Mehmeti: Mickoski e politizoi protestën e OVL-UÇK-së nga frika për partitë shqiptare që i ka në koalicion
-
Gucati: Kemi kërkuar që të mos ketë kufitarë serbë në ditën e protestës në Shkup
-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni u mbyll e u rihap kufiri me Kosovën