Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vlerësohet sinqeriteti i ambasadorit britanik që kritikoi Trumpin

Sekretari i jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka deklaruar se do të ketë hetim të brendshëm lidhur me rrjedhjen e letrave diplomatike që shfaqin kritikat e ambasadorit britanik në SHBA ndaj administratës së presidentit Trump.

Ambasadori Sir Kim Darroch, në letrat që u publikuan në gazetën britanike “Mail on Sunday”, kishte shkruar se administrata e Trumpit është e dobët dhe shumë jofunksionale, transmeton KTV. E shefi i tij, sekretari Jeremy Hunt, e mbrojti ambasadorin për vlerësimet e sinqerta që bëri ndaj Administratës amerikane.

“Janë vlerësime personale, me të cilat shumë njerëz nuk pajtohen”, tha Hunt në një konferencë për media. E i pyetur nëse ka të njëjtin vlerësim për administratën e Trumpit, sekretari i Jashtëm deklaroi se nuk mban të njëjtin qëndrim si ambasadori.

Pa reaguar nuk e ka lënë as vetë presidenti Trump që u kundërpërgjigj, duke thënë se ambasadori britanik nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij në Uashington.