Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazeta “The Daily Mail” boton kabllograme të reja të ish-ambasadorit të Britanisë në SHBA

Gazeta britanike “The Daily Mail” botoi të dielën kabllograme të reja të klasifikuara të ish-ambasadorit të Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch.

Në to zbulohet se ambasadori Darroch besonte se tërheqja e presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një "vandalizëm diplomatik" kundër paraardhësit të tij, Barak Obama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javën e kaluar, gazeta publikoi kabllograme të tjera të klasifikuara të zotit Darroch rreth Presidentit Trump, ku diplomati britanik e përshkruante udhëheqësin e Shteteve të Bashkuara si një njeri "të paaftë", "të pasigurt" dhe "jokompetent" dhe administratën e tij si "jofunksionale".

Ambasadori Darroch dha dorëheqjen nga funksioni i tij të mërkurën pas rrjedhjes së infromacionit të kabllogrameve, të cilat u botuan në media dhe sulmit të zotit Trump në Twitter për këtë çështje.

Kabllogramet e ambasadorit britanik duhet të shiheshin vetëm nga ministrat kryesorë britanikë dhe nëpunësit civilë.