Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vjet 14.600 britanikë u bënë shtetas gjermanë

Numri i personave që kanë marrë shtetësi gjermane është rritur me 15 për qind gjatë vitit 2019, ku shihet një rritje e konsiderueshme e shtetasve britanikë.

Të dhënat e reja të publikuara nga Zyra e Statistikave të Gjermanisë tregojnë se nga 128.900 persona që morën shtetësinë gjermane në vitin 2019, shumica vinin nga Turqia – 16.200, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar në 14.600, Polonia në 6000 dhe Rumania në 5800.

Në vitin 2019, njerëzit nga 183 vende u bënë shtetas gjermanë dhe numri i tyre gjatë 2019-s është në nivelin më të lartë që nga viti 2003.

Artikuj të ngjashëm