Shkuarja e zëvendëskryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Bosnje e Hercegovinë ka nxitur reagime të mëdha atje.
Siç raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë ai ka arritur mbrëmjen e shkuar atje, për të marrë pjesë më 11 korrik në shënimin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicës.
Por ish gazetari, njëherësh avokati Senad Peqanin ka reaguar lidhur me vizitën e Abazoviqit në Bosnje.“ Me Srebrenicën Dritan Abazoviq po tenton të kamuflojë faktin se ishte ai me votat e katër deputetëve të tij, të cilët sollën dhe mbajnë në pushtet festuesit e Ratko Mlladiqit në Mal të ZI” ka shkruar në Twitter Peqanin.
Siç raportojnë mediat në Bosnje, Abazoviq do të takohet me zyrtarët e presidencës në Bosnje e Hercegovinë dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.
-
Abazoviqi do të mbajë fjalim në 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
-
Kurti udhëton për në Bosnjë, merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Srebrenicës
-
Qeveria e Malit të Zi do të votojë pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB
-
Abazoviq: Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri
-
Osmani pret Abazoviqin