Viti i ri shkollor në Francë do të fillojë me ndalimin e veshjes islame si për vajzat, ashtu edhe për meshkujt, ka thënë të enjten ministri i Arsimit i vendit, Gabriel Attal.
Viti shkollor do të nisë të hënën në Francë.
“Ata (nxënësit) do të mirëpriten në shkollë dhe do të ketë diskutim për t'u shpjeguar atyre rregullin, pse u mor ky vendim dhe pse ata nuk mund të veshin abaya [veshje islame vajza] ose qamis [veshje islame meshkuj] në shkollë”, ka thënë Attal për transmetuesin France.
Sipas ministrit, nxënësit që veshin veshje të tilla do të lejohen brenda ndërtesës së shkollës, por jo në mësime. Në vend të kësaj, ata do të dërgohen për diskutim mbi zgjedhjen e veshjeve të tyre.
Qeveria franceze është kritikuar herë pas here se vepron kundër komunitetit mysliman.
-
Franca kthen në shtëpi nxënëset që shkuan në shkollë me veshje islame abaja
-
Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë
-
Përshkallëzojnë protestat e nxënësve në Francë, policia hedh gaz lotsjellës
-
Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë, qindra shkolla mbeten të mbyllura
-
Policia përplaset me nxënësit protestues në Francë, mbyllen rreth 400 shkolla