Ushtria ruse u zmbraps të dielën në Bakhmut, Avdiiv, Nevelske dhe në disa vendbanime të tjera të rajonit së Donetskut, raportoi BBC-ja të dielën.
Në njoftim u tha se Rusia pësoi sulme të mëdha në vendbanime, ndërsa u konfirmuan humbjet edhe pranë Energodarit, ku trupat ruse ishin pozicionuar për një periudhë të gjatë.
“Në zonën e qytetit Energodar, si pasojë e dëmtimit nga zjarri, janë shkatërruar 3 kamionë me municion, ndërsa 50 ushtarakë janë vrarë e rreth 40 të tjerë janë plagosur”, thuhet në njoftimin e forcave ukrainase.
Trupat ukrainase i shkatërruan edhe dy njësi të sistemit raketor anti-ajror. Goditjet e Ukrainës vijuan edhe në lokacione të tjera. 12 dronë iu shkatërruan rusëve gjatë së dielës e disa depo municionesh u vunë në flakë.
Gjatë këtij vikendi, Rusia ka pësuar humbje të tmerrshme, si në forcave tokësore, ashtu edhe në ato ajrore.