Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vijon vala e nxehtë, 51 gradë celsius në disa zona të SHBA-së

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Florida në Kaliforni nëpërmjet Teksasit, pjesa më e madhe e vendit është ende nën kontrollin e një vale të nxehti, e cilësuar si “dërrmuese” nga shërbimet meteorologjike, të cilat parashikojnë rekorde të reja të temperaturës.

Në Death Valley, Kaliforni, termometri u ngjit në 51C mbrëmë, ndërsa sot priten 54C, raporton BBC-ja.

Krahas temperaturave të larta, Kalifornia Jugore po digjet nga disa zjarre ende të ndezura, të cilat tashmë kanë shkatërruar më shumë se 1 214 hektarë dhe kanë çuar në evakuimin e popullsisë.

Disa zona në Arizona, por edhe në Kaliforni, Utah dhe Nevada janë në një nivel paralajmërimi “magenta”, një “nivel i rrallë dhe/ose afatgjatë i nxehtësisë ekstreme” që përfaqëson nivelin maksimal të paralajmërimit kombëtar të shërbimit të motit.

Rënia e temperaturave nuk duket ende në horizont.

Edhe Një në pesë amerikanë nën alarm të motit ekstrem Botë Një në pesë amerikanë nën alarm të motit ekstrem

Pjesë të tjera të SHBA janë në rrezik të motit të keq.

“Stuhitë, shirat e dendur dhe përmbytjet janë të mundshme në shumë vende, veçanërisht në New England, e cila tashmë është ngopur me shirat e fundit”, raporton Shërbimi Kombëtar i Motit./ksp