Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vijon “rënia e lirë” e presidentit francez Macron

Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Kolomb, kritikoi kreun e Elizesë, Macron duke thënë se atij i mungonte përulësia. Ndërsa qeveria prej kohësh është larguar shumë nga populli i cili e zgjodhi.

Nuk kanë të mbaruar problemet për presidentin francez Emanuel Makron, disa e braktisin ndërsa të tjerë e kritikojnë publikisht. Dhe të gjithë këta janë ministrat e tij. Macron është gjithnjë e më i vetmuar ndërsa rënia e popullaritetit vazhdon, transmeton abcnews.al. Ditët e fundit për arsye të ndryshme dhanë dorëheqjen ministri për ekologjinë dhe ajo e sportit duke vënë në vështirësi ekzekutivin duke bërë të domosdoshëm ndryshime në poste.

Por tashmë është ministri i brendshëm Kolomb, i cili në një intervistë për BFMTV u shpreh se rënia e popullaritetit të presidentit është një fakt mbi të cilin duhet reflektuar. Më tej ai shtoi se ekzekutivit i mungon përulësia, por mediat franceze shkruajnë se kjo kritikë është për Emanuel Macron.

Sipas tij, një nga problemet e kreut të Elizesë është se nisi të mendonte se ishte i përsosur dhe kur kjo ndodh nuk pranon kritika.

Por ish-kryebashkiaku i Lion kritikoi dhe largësinë e ekzekutivit nga populli.