Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vijon avancimi i talebanëve, trupat afgane humbasin terren

Mbështetësit e talebanëve kanë kaluar kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit për t’u bashkuar me milicinë, duke detyruar autoritetet pakistaneze të mbyllin kufirin.

Marrja nën kontroll e pikës kufitare strategjike në anën afgane të kufirit është hapi i fundit i ofensivës së talebanëve në Afganistan.

Milicia radikale po avancon prej javësh ndërsa trupat afgane dikur të mbështetura nga NATO, por tani të braktisura, po humbasin terren.

Tashmë talebanët kontrollojnë shunicën e territrorit të Afganistanit.

Nga ana tjetër, situata po detyron banorët të braktisin shtëpitë dhe fshatrat.

“Agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëroi sot për një krizë humanitare në Afganistan, teksa përshkallëzimi i konfliktit ka shtuar vuajtjet dhe zhvendosjen e civilëve. UNHCR paralajmëron se dështimi për një marrëveshje paqeje në Afganistan dhe vijimi i dhunës aktuale do të çojnë në një zhvendosje të mëtejshme të qytetarëve në vendet fqinje dhe më gjerë”, u shpreh Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.

Edhe Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë nga territori i tij Botë Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë nga territori i tij

Rreth 270 mijë afganë kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej janarit të vitit 2021, kryesisht për shkak të pasigurisë dhe dhunës.

Kjo e çon totalin e popullsisë së zhvendosur në më shumë se 3.5 milionë.

OKB-ja pret që shumë shpejt mijëra refugjatë të lënë vendin. \euronews