Policia në shtetin e New Yorkut njoftoi sot se 20 vetë humbën jetën në një aksident trafiku në qytetin e Schoharie, kur një veturë hyri në një hapësirë të mbushur me njerëz.
Vetura, sipas autoriteteve lokale, ka hyrë me shpejtësi të madhe në mesin e kalimtarëve pranë dyqanit të shitjes me pakicë të Apple Barrel Country Store.
Incidenti ndodhi mbrëmë rreth 270 kilometra nga qyteti i New Yorkut, raporton AP.
Autoritetet sot nuk njoftuan emrat e viktimave ose detajet e incidentit, transmeton kp.
Hetimi i Komitetit Kombëtar për Siguri të Trafikut është në proces dhe sot është planifikuar të mbajë një konferencë shtypi.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur e 30 të lënduar pasi vetura godet turmën e njerëzve në New Orleans
-
Nëntë të vdekur në një aksident trafiku në SHBA
-
Aksident mes një autobusi e një kamioni në New York, gjashtë të vdekur
-
Stuhia dimërore ngujon qytetarët e New Yorkut nëpër vetura
-
Aksident masiv në SHBA, përplasen 100 automjete, 4 viktima