Për shkak të përshkallëzimit të kontestit territorial në Gijirin e Piranit, vetarani kroat i luftës Petar Janjiq i quajtur Tromblon, ia ka dërguar një letër “kërcënuese” kryeministrit të Kroacisë Andreja Plenkoviq në të cilën i ka dhënë afat që kontestin me Lubjanën ta zgjidhë brenda 72 orëve, ose në të kundërtën, ka shkruar ai, veteranët vetë do zgjidhin problemin, transmeton Koha.net.
Letra e Janjiqit është publikuar në disa portale djathtiste kroate, përcjell al jazzera.
Janjiq është kërcënuar se nëse Plenkoviq në afatin prej 72 orësh nuk e zgjidh problemin me Slloveninë, do t’i organizojë 100 anije peshkatarësh e veteranësh të luftës të cilët “do ta mbrojnë kufirin detar me Slloveninë nga hyrja ilegale e policisë së huaj në ujërat territoriale kroate“.
Në letrën ultimatum theksohet se nëse kryeministri nuk i përmbush kërkesat e tij, “ai do t’i sigurojë peshkimin e papenguar pëe peshkatarin kroat nga Istra në mënyrë që të peshkojë i lirë e ta ushqejë familjen e vet”.
-
“24 mijë hektarë tokë të Kroacisë në Serbi”
-
Kroacia sfidon KE për përplasjen me Slloveninë rreth kufirit
-
Tensione për kufirin ndërmjet Kroacisë e Sllovenisë
-
Plenkoviq: Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kërcënojnë integritetin territorial të askujt
-
Plenkoviq: Për bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë s’kemi nevojë ta pyesim Serbinë apo NATO-n