Qindra veteranë, që ende jetojnë, janë mbledhur në Normandi për përvjetorin e operacionit më të madh të kombinuar tokë-ajër-det në histori, të njohur si "D-Day".
Veteranëve të “D-Day” në Normandi do t’u bashkohen në Francën veriore edhe Theresa May, Donald Trump e Emmanuel Macron, për një ditë të dytë ngjarjesh në shënimin e 75-vjetorit të zbarkimit në Normandi.
May dhe presidenti francez do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të një memoriali në nder të trupave britanike, që humbën jetën në betejën e Normandisë.
“D-Day” ishte fillimi i çlirimit të Europës Perëndimore të pushtuar nga nazistët. Me qindra veteranë janë mbledhur në Normandi për përvjetorin e operacionit më të madh të kombinuar tokë-ajër-det në histori.
-
Veteranë dhe liderë botërorë shënojnë 80-vjetorin e Ditës D në Francë
-
Macroni thotë se do ta paraqesë ndihmën për Ukrainën në ngjarjet e Ditës D
-
Kujtohet 79-vjetori i zbarkimit të forcave aleate në plazhet e Normandisë
-
Hegseth në Francë nderon ushtarët që dëbuan forcat e Gjermanisë naziste
-
Zelensky për Ditën D: Aleatët mbrojtën lirinë e Evropës atëherë, ukrainasit e mbrojnë tani