Në Kanada do të jetë një vit i “thatë” sipas rekomandimeve që thonë se zero alkool është e vetmja qasje pa rrezik.
Nëse duhet të pish, dy pije janë maksimumi në javë me rrezik të ulët sipas rekomandimeve të qeverisë.
Këshilla është një hap prapa rekomandimit paraprak.
Ato rekomandime të vitit 2011 lejonin maksimumin prej 10 pijesh në javë për gratë dhe 15 për burrat, raportoi BBC.
“Mesazhi kryesor nga kjo rregullore e re është se çdo sasi e alkoolit nuk është e mirë për shëndetin”, ka thënë Erin Hobin, shkencëtar në Shëndetin Publik në Ontario.
“Dhe nëse pi, pak është më mirë”.
Raporti prej 90 faqesh rendit rreziqet shëndetësore të lidhura me alkoolin.
Sipas tij, më shumë se dy pije standarde alkoolike sjell pasoja negative, përfshirë kancerin.
Mund të jetë një thirrje zgjimi e rëndë për 80% të kanadezëve të cilët pijnë.
Ekspertët kanadezë kanë thënë se ndryshimi drastik nga dy pije në ditë në dy pije në javë është rezultat i studimit përgjatë kohës.