Guvernatori i Virginias Perëndimore, Jim Justice, ka shpallur gjendje emergjente në dy qarqet jugore që janë goditur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, raporton agjencia AP.
Justice ka shpallur gjendje emergjente në Fayette dhe Kanawha, ndërsa kjo u mundëson Gardës KLombëtare që të reagojë.
Zyra e guvernatorit ka thënë se është dashur të shpëtohen disa qytetarë, ndërsa janë dëmtuar mbi 100 shtëpi, ura dhe rrugë.
Po ashtu po ka probleme me ujë të pijshëm, ndërsa po ashtu mbi 2000 qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.
Artikuj të ngjashëm
-
Stuhitë dhe tornadot godasin disa vende, humb jetën një grua
-
Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme pas stuhisë
-
Të paktën nëntë të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në SHBA
-
Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi
-
Spanja në gjendje gatishmërie, paralajmërohen përmbytje të reja