Fundjavën e fundit, autoritetet kineze e shpalosën planin për ta futur islamin “në binarët” kinezë nëpërmjet një plani pesëvjeçar.
Sipas një raporti të botuar në të përditshmen shtetërore “Global Times”, përfaqësuesit e asociacioneve islamike të tetë krahinave kineze morën pjesë në një seminar në Pekin dhe diskutuan rreth asaj se si ta bashkëdyzojnë islamin me normat kineze. Një zyrtar qeveritar tha se është me rëndësi që komuniteti mysliman i Kinës ta “përmirësojë pozitën e vet politike dhe të ndjekë shtegun e Partisë Komuniste”.
Njoftimi u bë vetëm disa ditë pasi që policia raportoi se bastisi tri xhami të paregjistruara në krahinën jugperëndimore Yunnan, duke i lënë të lënduar me dhjetëra besimtarë dhe duke i arrestuar më shumë se 40 sish.
David Stroup, një ekspert i çështjeve kineze në Universitetin e Oklahomas, tha se Qeveria kineze synon që ta ashpërsojë kontrollin mbi grupet islamike dhe të ndërmarrë masa për eliminimin e tipareve kryesisht perëndimore nga vendet publike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
-
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim
- Rënia e trishtë e debatit ekonomik të Kinës
-
Kina ul objektivin e saj vjetor për rritje ekonomike
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore