Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Vendi” që nuk ekziston

Abkhazia është një vend për të cilin shumë pak njerëz kanë dëgjuar dhe akoma më pak e kanë vizituar. I shtrirë në mes të Detit të Zi dhe maleve kaukaziane, shteti kryesisht i panjohur është një kapsulë e pazakontë kohore sovjetike, ngujuar në namin e shpërbërjes së ish- BRSS-së tre dekada më parë.

Kur Bashkimi Sovjetik nisi të shpërbëhet në fund të viteve ‘89, tensionet u rritën mes abkhazianëve dhe gjeorgjianëve, të cilët e ndanin këtë territor përgjatë brigjeve të Detit të Zi teksa Gjeorgjia bënte shumë zhurmë për pavarësi, shkruan sot Koha Ditore.

Që prej viteve ‘30, abkhazianët kishin autonomi të kufizuar përbrenda Gjeorgjisë sovjetike, shtet ky që më vonë do të shkëputej nga blloku për t’u shndërruar në Gjeorgjinë e pavarur. Por para vitit 1931, vendi u njoh si shteti individual i tij. 

Fantazmat e së shkuarës 

Pasi që Gjeorgjia më në fund e shpalli pavarësinë më 1991, abkhazianët besonin se shtetësia e tyre do të përfshihej në të. Kësisoj, lindën tensionet derisa nuk shpërtheu luftë civile më1992. Ushtarët gjeorgjianë fillimisht i dëbuan grupet militante abkhaziane prej qytetit Skhumi, por më pas, një kundërsulm i ashpër – i ndihmuar nga Rusia – hapi rrugën drejt përleshjeve të rënda. 

Edhe Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë ​​në verën e Krimesë Botë 19 o. më parë Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë ​​në verën e Krimesë

Dhjetëra e mijëra persona vdiqën dhe më shumë se 200.000 gjeorgjianë besohet të kenë ikur si pasojë e kundërsulmeve. Sot, Abkhazia është një prej qendrave më të popullarizuara turistike të ish-Bashkimit Sovjetik, bekuar me një klimë subtropikale. 

Por që prej luftës civile, dhe luftimeve të mëtutjeshme më 2008, në të cilat forcat e fundit gjeorgjiane u tërhoqën përfundimisht nga territori i Abkhazisë, hotelet dhe sanatoriumet kanë rënë kryesisht në heshtje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)