Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendi më i varfër i BE-së dhe një nga vendet me shpopullimin më të shpejtë

Korridoret bosh dhe vetëm tetë të porsalindur në krevate fëmijësh. Departamenti i Gjinekologjisë në qytetin bullgar të Gabrovos ju tregon gjithçka që duhet të dini për rënien drastike të natalitetit në Bullgari.

“Këtu nuk kanë mbetur shumë njerëz në moshë riprodhuese. Të rinjtë shkuan në qytetet e mëdha dhe jashtë vendit në kërkim të punës”, i tha AFP-së pediatrja Bistra Kamburova 68 vjeç.

Gabrovo, qytet i vendosur në rrëzë të maleve të Ballkanit, është një simbol i rënies së popullsisë në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Dikur i njohur si “Manchesteri bullgar” për shkak të industrisë së tij të fortë, qyteti ka humbur gjysmën e banorëve të tij që nga viti 1985. Është një histori e njohur në të gjithë vendin.

Korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe spiralja e krizave politike - që është arsyeja pse të dielën po mbahen zgjedhjet e katërta të përgjithshme në 18 muaj - i larguan të rinjtë e zhgënjyer.

Analistët parashikojnë se zgjedhjet do të rezultojnë sërish në parlament të fragmentuar në të cilin asnjë parti nuk do të jetë në gjendje të krijojë një koalicion të fortë.

Edhe Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë Arbëri Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Bullgaria ka humbur një të dhjetën e banorëve të saj në dhjetë vjet dhe është ndër vendet në botë me shpopullimin më të shpejtë.

Tani ajo ka 6.52 milionë banorë krahasuar me gati 9 milionë në vitin 1989. Dhe një e katërta e popullsisë është mbi 65 vjeç.