Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendet më të rrezikuara nga temperaturat rekorde

Valët e rrezikshme të të nxehtit që thyejnë rekord do të rriten ndërsa kriza klimatike intensifikohet dhe ato do të jenë veçanërisht shkatërruese në vendet dhe rajonet që janë më pak të përgatitura për to, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët analizuan grupet e të dhënave të temperaturës që përfshijnë më shumë se 60 vjet, si dhe modelet klimatike, për të llogaritur gjasat e shfaqjes së ekstremeve të paprecedentë të nxehtësisë - dhe ku mund të ndodhin këto.

Ata identifikuan Afganistanin, Papua New Guinea dhe Amerikën Qendrore – përfshirë Guatemalën, Hondurasin dhe Nikaraguan – si “pika të nxehta” për valët e të nxehtit me rrezik të lartë, raportoi CNN. 

Këto rajone janë veçanërisht të prekshme për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë së tyre dhe qasjes së kufizuar në kujdesin shëndetësor dhe furnizimet me energji, të cilat minojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj temperaturave ekstreme, sipas raportit.

"Ka prova se ato rajone mund të jenë në një valë të madhe të nxehti dhe ato nuk do të ishin të përgatitura për të", tha Dann Mitchell, një profesor në shkencat atmosferike në Universitetin Bristol në Britani.

Edhe Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës Botë 2 j. më parë Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës

Kërcënimi që i paraqitet Afganistanin është veçanërisht i theksuar, sipas Mitchell. Jo vetëm se ka rrezik për temperatura rekorde, por ndikimet do të intensifikohen nga vështirësitë që janë atje.

Edhe shtete evropiane janë të rrezikuara, si Gjermania dhe Belgjika, që sipas raportit përballen “me rrezik të lartë”.