Ka vdekur një person në Kaliforni i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajzë 12-vjeçareje dhe katër grave të tjera.
Vrasësi serik i quajtur Rodney Alcala, ka vdekur në moshën 77-vjeçare në një spital afër burgut në Kaliforni, në orët e hershme të së shtunës.
Alcala i cili ishte i njohur si “Vrasës i takimeve”, ishte dënuar për disa ekzekutime në vitin 2010. Përveç vrasjeve që kishte kryer në Kaliforni, ai ishte shpallur fajtor edhe për vrasjen e dy grave në New York.
Ndaj tij ishte shpallur dënimi me burg të përjetshëm në vitin 1980 për kidnapim dhe vrasje të 12-vjeçares, Robin Samsoes në Los Anxhelos. Rasti i tij ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Qarkut e Kalifornisë.
Për vdekjen e tij ndërkohë nuk janë dhënë detaje ende.
-
Vdes vrasësi serik i SHBA-së, kishte mbytur më shumë se 93 gra
-
“I ftohtë si akull”: Vrasësi serik pranon vrasjen e tetë grave në Long Island
-
Rusi i dënuar për 48 vrasje, pranon edhe 11 të tjera
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 42 grave në Kenia
-
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje