Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq presidenti i Namibisë, Geingob

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, ka vdekur ndërsa po merrte trajtim mjekësor në një spital në kryeqendër, Windhoek, raporton “BBC”.

Zëvendëspresidenti i Namibisë, Nangolo Mbumba, ka thënë se Geingob vdiq në orët e hershme të së dielës.

“Përkrah tij ishte bashkëshortja e tij e dashur Monica Geingos dhe fëmijët e tij”, ka thënë Mbumba.

Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe njoftoi publikun për diagnozën muajin e kaluar.

Zyra e tij tha se ai do të udhëtonte në SHBA për trajtim, por se do të kthehej në Namibi më 2 shkurt.

Geingob u bë president i Namibisë në vitin 2015 dhe po shërbente mandatin e tij të dytë dhe të fundit në këtë post.

Ai i ishte nënshtruar një operimi në aortë vitin e kaluar dhe në vitin 2014 kishte treguar se i kishte mbijetuar nga kanceri i prostatës.

Edhe Presidenti më i vjetër në botë u nis për “vizitë të shkurtër” në Evropë. S’është kthyer që dy muaj Botë Presidenti më i vjetër në botë u nis për “vizitë të shkurtër” në Evropë. S’është kthyer që dy muaj

Namibia është paraparë të mbajë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në nëntor.

Partia në pushtet “Swapo”, që ka qenë në pushtet që nga pavarësia e Namibisë në vitin 1990, ka zgjedhur Nandi-Ndaitwahan si kandidate për presidente.

Ajo aktualisht është zëvendëskryeministre e Namibisë dhe do të bëhej presidentja e parë e Namibisë në rast se i fiton zgjedhjet.