Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq personi i dytë nga virusi mpox në Afrikën e Jugut

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Një person i i dytë ka vdekur nga virusi mpox në Afrikën e Jugut, ka bërë të ditur të enjten ministria e Shëndetësisë atje.

Vdekja e dytë vjen më pak se 24 orë pasi shteti kishte raportuar për vdekjen e parë si pasojë e virusit, raporton BBC.

Dy burrat, të moshave 37 dhe 38 vjeç, janë testuar dhe është konstatuar se kanë vdekur si pasojë e virusit, ka deklaruar ministri, Joe Phaahla.

Phaahla ka thënë se gjashtë raste ishin regjistruar në vend këtë vit, dy në Gauteng dhe katër në KëaZulu-Natal. Rastet u klasifikuan të gjitha me gjendje të rëndë dhe kërkonin shtrimin në spital.

Të gjithë meshkujt e diagnostikuar ishin të moshës 30-39 vjeç, të cilët nuk kishin qenë në vende të tjera.

Mpox, i quajtur më parë lija e majmunit, është një infeksion viral që transmetohet përmes kontaktit të ngushtë.

Edhe Kërcënimet ndaj shëndetit gjatë vitit 2024 Lifestyle Kërcënimet ndaj shëndetit gjatë vitit 2024

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine dhe dhimbje muskujsh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një emergjencë të shëndetit publik për shkak të një shpërthimi të mpox në vitin 2022. Edhe pse kjo përfundoi vitin e kaluar, nivele të ulëta të rasteve ende raportohen në disa vende.