Një doktor kinez, që kishte provuar i pari të paralajmëronte për shpërthimin e koronavirusit, ka vdekur nga infeksioni, kanë bërë të ditur mediat në Kinë.
Li Wenliang po punonte si oftalmolog në Qendrën Spitalore në Wuhan kur kishte dërguar një paralajmërim për mjekët më 30 dhjetor, shkruan BBC.
Policia më pas e kishte vizituar duke i thënë të ndalej, me autoritetet që përpiqeshin të mbanin lajmin të heshtur.
Oftalmologu kishte postuar rrëfimin e tij në uebfaqen Weibo nga një shtrat i spitalit, një muaj pasi kishte bërë paralajmërimin.
34-vjeçari kishte vënë re shtatë raste të virusit të cilat kishte thënë se dukeshin sikur Sarsi – virusi që çoi në epideminë globale më 2003.
Në një grup bisedash me kolegët, më 30 dhjetor ai u kishte kërkuar të bartnin maska për të shmangur infektimin, transmeton Koha.net.
Edhe
Vdekja e mjekut që paralajmëroi përhapjen e koronavirusit ngjall debat të ashpër në Kinë
Katër ditë më pas, ai ishte ftuar nga Byroja Publike e Sigurisë ku kishte nënshkruar një letër, në të cilën akuzohej “për komente të rreme” dhe se “kishte shkaktuar polemika në shoqëri”. Ai ishte një nga tetë personat të cilët policia po i hetonte për “shpërndarje të spekulimeve”. Më vonë, autoritetet kineze i kishin kërkuar falje doktorit.
Në postimin e tij në Weibo, doktori kishte thënë se më 10 janar kishte nisur të kollitej, të nesërmen kishte ethe e se dy ditë më pas ishte në spital. Më 30 janar u diagnostikua me koronavirus.
Virusi deri tani ka vrarë më shumë se 560 persona dhe ka infektuar 28 mijë në Kinë.