Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq në rrethana misterioze një aleat tjetër i Putinit

Një mik i tjetër i rangut të lartë i presidentit rus Vladimir Putin, ka vdekur në rrethana misterioze, raporton “Mirror”.

Ivan Pechorin, që ishte zgjedhur nga Putin për të drejtuar zhvillimet e resurseve natyrale në territoret ruse në Arktik, vdiq pasi u “rrëzua nga jahti i tij privat”.

39-vjeçari është fundosur në det.

Pechorin është figura tjetër e lartë ruse e lidhur me sektorin energjetik dhe me Kremlinin që ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Raportohet se ai ka rënë nga anija në ujërat afër ishullit Cape Ignatiev.

Edhe Historia e atentateve ndaj kundërshtarëve të Putinit Botë Historia e atentateve ndaj kundërshtarëve të Putinit

Trupi i tij është gjetur pas një kërkimi 24-orësh.

Në shkurt vdiq Igor Nosov në moshën 43-vjeçar, pas një “sulmi në zemër”.

Po ashtu vdiq edhe Yevgeny Zinichev (55), ministër i Emergjencave dhe ish-truproje e Putinit.

Ai kishte vdekur një vit më parë pas një rënie misterioze në një ujëvarë në Arktikun Rus.

Putini po e shihte atë si zëvendësues të vetin.

Disa zyrtarë tjerë të lartë të rrethit të ngushtë të Putinit po ashtu kanë vdekur këtë vit në rrethana misterioze, si tajkuni i naftës Ravil Maganov dhe Alexander Tyulakov, ish-zyrtar i lartë financiar dhe i sigurisë në kompaninë Gazprom.

Maganov është raportuar se ka rënë nga dritarja e Spitalit të Moskës.

Edhe Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë Botë Vdekjet e dyshimta të oligarkëve rusë

Po ashtu vdiqën edhe Yuri Voronov, dhe Vladislav Ayaev, të lidhur mee Gazprom dhe Gazprombank.

Miliarderi, Alexander Subbotin (43), i lidhur me gjigantin energjetik Lukoil, u gjet i vdekur në maj. Kishte dyshime se ai është helmuar dhe ka pësuar sulm në zemër.