Një nga monarkët më të pasur në botë, presidenti Sheikh Khalifa bin Zayed al-Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka vdekur të premten në moshën 73-vjeçare.
Sheikh Khalifa ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga viti 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2014, raporton BBC të premten.
Gjysmëvëllai i tij, Mohamed bin Zayed al-Nahyan, tani është në krye të çështjeve shtetërore.
Familja al-Nahyan besohet të ketë një pasuri prej 150 miliardë dollarësh.
Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe
Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen me president të ri
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve WAM.
Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë nga e premtja dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tri ditët e para.
Sheikh Khalifa mori detyrën si presidenti i dytë i Emirateve të Bashkuara Arabe në nëntor të vitit 2004, duke pasuar babain e tij si sundimtari i 16-të i Abu Dhabit.
Në dekadën e parë të sundimit të tij, ai kryesoi një ristrukturim të madh të qeverisë federale dhe asaj të Abu Dhabit.
Por pas goditjes në tru, ai u pa rrallë në publik, megjithëse vazhdoi të jepte vendime.
Edhe
Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet
Sipas kushtetutës së Emirateve të Bashkuara Arabe, zëvendëspresidenti Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si president i përkohshëm.
Këshilli federal, i cili mbledh së bashku sundimtarët e shtatë emirateve, duhet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur një president të ri.
