Botë

Vdiq Linda Tripp, gruaja që zbuloi skandalin seksual mes Bill Clintonit e Monica Lewinskyt

Linda Tripp, që dikur kishte regjistruar fshehurazi bisedat e presidentit amerikan Bill Clinton me praktikaten e asajkoh në Shtëpinë e Bardhë Monica Lewinsky, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, njoftoi nëna e saj.

Vdekjen e konfirmoi edhe djali i saj Ryan Tripp, për Washington Post dhe New York Post, transmeton Koha.

U konfirmua gjithashtu se ajo vuante nga kanceri në pankreas, porse vdekja e saj nuk lidhet aspak me koronavirusin Covid-19.

Tripp ishte sekretare në zyrën e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë, në vitet e para të presidencës Clinton, para se ajo të tranferohej në zyrën e punëve publike të Pentagonit dhe të krijonte miqësi me Lewinskyn, që ishte 24 vjet më e re.

Lewisnky ishte veç praktikante. Gjersa ato të dyja po ngushtonin miqësinë, Tripp zbuloi marrëdhëniet e kaluara të Lewinskyt me presidentin Clinton. Kështu, Tripp nisi të regjistrojë fshehurazi bisedat e tyre private në telefon, në të cilat Lewinsky tregon për lidhen e saj me presidentin.

Image

Tripp i ktheu këto biseda në një kasetë. Kështu nisën edhe hetimet e para ndaj Clintonit. Tripp gjithashtu zbuloi edhe një nga provat më famëkeqe të skandalit, ‘fustanin blu të njomur me spermë’ që Lewinsky i kishte thënë asaj se e kishte veshur gjatë një takimi seksual në Shtëpinë e Bardhë, për t’u takuar me presidentin Clinton.

Tripp, më vonë ishte pushuar nga puna në Pentagon.

Linda Tripp, më vonë, ishte ri-paraqitur në Capitol Hill, teksa e prezantoi veten si rrëfyese e guximshme e së vërtetës e cila është përballur me “linçim të lartë” pasi që e nisi këtë gjë.

Gjithashtu, ishte realizuar më vonë një mini-serial i quajtur “The Clinton Affair”, mbi skandalin e Presidencës së Bill Clintonit.

Monica Lewinsky, ndërkohë kujtohet si ‘praktikantja më famëkeqe në botë”.

Image