Botë

Vdiq ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, Bill Richardson

Ish-ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bill Richardson, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ka bërë me dije fondacioni i tij, raportoi të dielën BBC-JA.

Duke shërbyer nën administratën e presidentit Bill Clinton, Richardson pati fituar admirim për angazhimin e tij për të siguruar lirinë e qytetarëve amerikanë, të arrestuar në mbarë botën.

Ai kishte vazhduar atë punë edhe jashtë politikës, gjersa vitin e kaluar kishte udhëtuar në Moskë për të negociuar lirimin e basketbollistit Britney Griner.

Clinton e quajti ish-ambasadorin mjeshtër të negociatave.

“Bill punoi pa u lodhur për kauzat e lirisë, drejtësisë dhe të mundësive. Qoftë në cilësinë zyrtare ose jozyrtare, ai ishte negociator mjeshtëror dhe insistues, i cili ndihmoi të bënte botën tonë më të sigurt dhe fitoi lirimin e shumë individëve të mbajtur padrejtësisht jashtë vendit”, është shprehur Clinton në mesazhin ngushëllues për familjen e Richardson.

Richardson pati edhe poste të tjera drejtuese në SHBA.