Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq gjenerali serb, nënshkrues i kapitullimit të Serbisë në Kosovë

Gjenerali serb Svetozar Marjanoviq, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, ka bërë të ditur të martën “N1”.

Sipas këtij mediumi, ai ka vdekur të shtunën si pasojë e problemeve në zemër.

Marjanoviq ishte një prej nënshkruesve të Marrëveshjes të njohur si e Kumanovës, që rezultoi me kapitullimin e Serbisë në Kosovë. Nënshkruesi tjetër ishte Obrad Stevanoviq, gjeneral policie.

Më 9 qershor 1999, Beogradi zyrtar u detyrua të firmosë marrëveshjen me NATO-n, përmes të cilës u obligua që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake e policore nga Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua me NATO-n në Kumanovë.

Edhe 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë Arbëri 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

Më këtë, edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe u ndalen pas 78 ditësh, e po ashtu edhe lufta mes UÇK-së e Serbisë.