Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq 25-vjeçarja që u godit nga bizoni dhe u hodh tri metra në ajër

Një grua vdiq të hënën, pasi u godit nga një bizon në Parkun Kombëtar “Yellowstone” në SHBA, ndonëse në shenjat sinjalizuese, thuhej që turistët duhet të qëndrojnë të paktën 25 metra larg hapësirës.

Siç shkruan “Dailymail” të mërkurën, 25-vjeçarja u afrua në tri metra distancë, derisa kafsha e goditi me brirë dhe e hodhi tri metra në ajër.

Ekipet e emergjencës dolën në vend të ngjarjes, por gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti që ishte me të, pësoi disa lëndime.

“Ngjarja është ende duke u hetuar. Asnjë informacion shtesë nuk është i qasshëm”, thuhet në një njoftim nga ky parku.

Për zyrtarët e parkut, kjo është hera e parë që një kafshë e goditi një turist në këtë zonë, derisa theksuan se bizonët janë ndër kafshët më të paparashikueshme në “Yellowstone”.

Bizonët, që jetojnë në Amerikë të Veriut, janë kafshë në zhdukje, kanë brirë të fuqishëm dhe mund të peshojnë deri në 900 kilogramë. Mund të vrapojnë tri herë më shpejt se njerëzit.