Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes vëllai i Trumpit

Vëllai i presidentit amerikan, Donald Trump, ka vdekur të shtunën në moshën 71 vjeç, ka shkruar vetë presidenti.

Trumpi e kishte vizituar atë të premten në spitalin e New York-ut, pasi zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë kishin thënë se vëllai i tij, Robert Trump, ishte sëmurë rëndë, raporton AP.

“Me zemër të thyer u them se vëllai im i mrekullueshëm, Roberti, ka vdekur sonte”, ka thënë Trump përmes një deklarate.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ishte shoku im më i mirë. Do të ndjehet mungesa e tij, por do të takohemi prapë. Kujtimet e tij do të jetojnë në zemrën time përgjithmonë. Të dua Robert. Pusho në paqe”, ka shkruar tutje.

Duke mos dhënë detaje më shumë për shkakun e vdekjes, Robert Trump ishte shtruar edhe një herë në spital, në qershor. Ai ishte vënë në njësinë e kujdesit intenziv për më shumë se një javë atë kohë, transmeton KOHA.

Edhe Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham Botë 1 j. më parë Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham

Trump kishte thënë se ai po kalonte kohë të vështirë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ai njihet si mbështetës i madh i të vëllait që nga koha kur kishte kandiduar dhe fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.