Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes personi i tretë në Japoni, dyshohet se mori vaksinën Moderna që ishte e kontaminuar

Personi i tretë ka vdekur në Japoni pasi ka marrë vaksinën e dytë të Modernës, e cila dyshohet të ketë qenë e kontaminuar, ndërsa autoritetet kanë thënë se arsyet ende nuk janë gjetur.

49-vjeçari i cili ka marrë dozën e dytë të vaksinës më 11 gusht, ka vdekur disa ditë më pas. Dihet vetëm se ai kishte alergji në hikërr, ka thënë ministri i Shëndetësisë të hënën. Pas dy vdekjeve, ministria ka thënë se ende nuk dihet nëse vdekja e fundit lidhet me vaksinën.

Vaksina ka ardhur nga grupi i vaksinave për të cilat dyshohet të kenë qenë të kontaminuara.

Këtë muaj, dy burra në të 30-tat e tyre kanë vdekur pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.

Vaksinat më të përdorura në Japoni janë nga Pfizer, ndërkaq së paku 12.2 milionë vaksina të Modernës janë administruar.