Japonia të premten ka aprovuar përdorimin e dy vaksinave të tjera – Moderna dhe AstraZeneca – disa orë para zgjerimit të gjendjes emergjente për shkak të COVID-19 që do të mbulojë rreth 40 për qind të popullsisë. Është përpjekja e fundit për të tentuar parandalimin e infeksionit para hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio.
Ministri i Shëndetësisë, Norihisa Tamura, ka thënë se dy vaksinat do të përshpejtojnë vaksinimin. Japonia ka vaksinuar vetëm 4 për qind të popullsisë deri tash, shkruan AP.
Edhe pse nuk do të ketë izolim total, gjendja emergjente ua lejon qyteteve që t’i detyrojnë dyqanet dhe veprimtarive publike të mbyllen ose të shkurtojnë orët e punës.
Japonia ka siguruar rreth 364 milionë doza të vaksinave, përfshirë 50 milionë të Modernas, 120 milionë AstraZeneca dhe 194 milionë nga Pfizeri.
-
Japonia vendos për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID
-
Në Japoni arrin shifra e të vaksinuarve mbi 50 për qind, mund të lehtësohen masat në nëntor
-
Vdes personi i tretë në Japoni, dyshohet se mori vaksinën Moderna që ishte e kontaminuar
-
Qeveria japoneze thotë se dy burra vdiqën pas vaksinimit me dozat e pezulluara të Modernas
-
Frikë nga kontaminimi, Japonia pezullon 1.6 milionë doza të vaksinës së Modernas