Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes papritmas doktori rus që ka trajtuar Navalnyn

Doktori i cili ishte akuzuar se ka trajtuar Alexei Navalnyn në Rusi pak pasi ai ishte helmuar, ka vdekur papritmas në moshën 55 vjeçare.

Doktori Sergei Maksimishin ishte akuzuar për kujdes intensiv në spitalin Omsk ku lideri opozitar rus ishte dërguar pasi shëndeti i tij ishte rënduar gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, shkruan CNN.

Raportet e para thonë se ai mund të ketë vdekur nga një sulm në zemër.

“Me keqardhje ju njoftojmë se zëvendës shefi i repartit për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit Omsk, doktori Sergei Maksimishin ka ndërruar jetë papritmas”, thuhet në një njoftim të spitalit.

Spitali Omsk dhe autoritetet ruse e kishin përgënjeshtruar lajmin se Navalny ka pasur simptoma të helmimit me nervin agjent por kritiku i presidentit rus, Navalny më pas kishte fluturuar për në Gjermani për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij ku doktorët kishin vërejtur shenjat e helmimit.

Navalny e kishte akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se kishte provuar ta vriste por Kremlini zyrtar kishte mohuar se ai ishte helmuar.