Njeriu që njihet si “babai i bombës bërthamore të Pakistanit”, Dr. Abdul Qadeer Khan, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pasi ishte i hospitalizuar me COVID-19, raporton BBC.
Khan është cilësuar si hero në Pakistan pasi e ktheu atë në fuqinë e parë nukleare nga bota islamike.
Mirëpo, ai ishte famëkeq për faktin se kontrabandoi sekrete nukleare te shtetet si Koreja e Veriut e Irani.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se Pakistani ka humbur “një ikonë nacionale”.
“Ai ishte i adhuruar nga shteti ynë, për shkak të kontributit të tij vendimtare që të na bëjë shtet me armë nukleare”, ka shkruar Khan në Twitter.
Edhe
Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten disa persona
Shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor në Pakistan, në Kahuta afër Islamabadait. Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore. Puna e Khanit ndihmoi që të vulosej vendi i Pakistanit si fuqia e shtatë bërthamore në botë dhe nxiti gëzim nacional.
Ai u arrestua në vitin 2004 për ndarjen e paligjshme të teknologjisë nukleare mne Iranin, Libinë e Korenë e Veriut.