Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes në moshën 30 vjeçare Mama Cax, avokate e zëshme e të drejtave të zezakeve

Ka vdekur Mama Cax, avokate e zëshme për të drejtat e grave zezake dhe atyre me aftësi të kufizuara në industrinë e modës.

Modelja Haitiane-Amerikane, emri i plotë i së cilës ishte Cacsmy Brutus, raportohet të ketë vdekur të hënën.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj sot derisa u bë e ditur se vdiq pas një sëmundjeje gjatë një udhëtimi që pati në Londër, raporton BBC.

Cax kishte humbur këmbën e saj sa ishte adoleshente, kur u diagnostifikua me kancer në mushkëri dhe kocka, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Pas amputimit të këmbës, blogeres Cax ia kishin dhënë tri javë jetë

“Të thuash që Cax ishte luftëtare, do të ishte një nënvlerësim”, thuhet ndër tjera në deklaratën e familjes.

Familja thotë se si një e mbijetuar nga kanceri, Cax kishte marrë përsipër të luftojë çdo sfidë në jetën e saj.

Edhe Pas amputimit të këmbës, blogeres Cax ia kishin dhënë tri javë jetë Showbiz Pas amputimit të këmbës, blogeres Cax ia kishin dhënë tri javë jetë

Cax ishte bërë e famshme fillimisht përmes blogut të saj, në të cilin kishte publikuar fotografi si modele me aftësi të kufizuara. Më vonë, u bë e njohur edhe për stilin e saj të veçantë në rrugë, për dekorimet që i bënte rreth këmbës protetike, e guximit për t’i mbrojtur gratë zezake.

{gallery}